Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra dramatike nga infektimet në Shqipëri, 12 viktima

schedule16:55 - 9 Nëntor, 2020

schedule 16:55 - 9 Nëntor, 2020

Koronavirusi bën kërdinë në Shqipëri, 12 viktima dhe 525 raste të reja në 24 orët e fundit, një rekord i zi, si asnjëherë më parë nga fillimi i pandemisë. Rekordi i dyfishtë si për viktimat dhe të infektuarit vjen në në një moment kur u vendos mbyllja e vendit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese” deklaron ministria e Shëndetësisë.

525 rastet e reja janë regjistruar në këto bashki:

222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore              525

Të shëruar ne 24 orë            111

Të shtruar në spitale             360

Humbje jete në 24 orë           12

Testime ditore                       1967

Testime totale                        141,081

Raste pozitive                       24,731

Raste të shëruara                  12,203

Raste Aktive                           11,555

Humbje jete                             559

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   5682

Durrës                   980

Fier                        916

Korçë                    753

Shkodër               645

Elbasan                  565

Lezhë                     545

Vlorë                     506

Berat                      326

Kukës                     267

Gjirokastër           256

Dibër                     114

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!