Barcelona ishte shumë pranë tij në verë, por rregullat e La Liga nuk e lejuan të mbyllej ai transferim. Gjithsesi asgjë nuk ka përfunduar sepse Mephis Depay mund të bashkohet me katalanasit në janar.
Trajneri Koeman e ka pohuar vazhdimisht se e do bashkëkombasin e tij dhe klubi do e tentojë edhe në janar. Të njëjtën gjë dëshiron edhe Depay. Pas ndeshjes së djeshme ndaj Saint Etienne sulmuesi është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij. Nuk e premton qëndrimin e Lyon as deri në fund të sezonit.
“Te Lyon deri në fund të sezonit? Ma bëni shumë këtë pyetje. Nuk do të bëj premtime, të cilat nuk jam i sigurt nëse do i mbaj. Mendoj se Lyon duhet të përfitojë nga prania ime këtu tani dhe unë të përfitoj nga të qenit këtu”, u shpreh holandezi. /abcnews.al