Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm më Bagdad, 11 të vrarë dhe 8 të plagosur

schedule08:57 - 9 Nëntor, 2020

schedule 08:57 - 9 Nëntor, 2020

Njerëz të armatosur dhe të paidentifikuar kanë vranë të paktën 11 persona dhe plagosën tetë të tjerë duke përfshirë ushtarë në një sulm mbi një post të ushtrisë irakene në Bagdadin perëndimor, thanë të hënën burime policore dhe mjekë.

Autorët në katër automjete sulmuan postën në rrethin jugperëndimor të kryeqytetit Al-Radhëaniya duke përdorur granata dhe armë automatike, thanë burimet, raporton Reuters.

Ushtria irakene tha në një deklaratë se një “grup terrorist” prej katër personash sulmoi një postë të një milicie suni të mbështetur nga qeveria, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur tre.

Ushtria dhe forcat e policisë kanë filluar një operacion në kërkim të sulmuesve, thanë burimet policore. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!