Prokuroria në terren, Lazio nën hetim për thyerjen e protokollit

schedule09:37 - 8 Nëntor, 2020

schedule 09:37 - 8 Nëntor, 2020

Klubi i Lazios gjatë javëve të fundit është në kaos për shkak të ndryshimeve të shumta të analizave të COVID-19. Në disa raste lojtarët kanë rezultuar negativë dhe më pas pozitivë dhe ka dyshime se klubi ka bërë lëvizje të jashtëligjshme dhe ka grumbulluar ose aktivizuar lojtarë të infektuar.

 

Pas kësaj, mësohet se prokuroria ka dhënë urdhër të nisin hetimet dhe policia gjyqësore ka zbritur në terren. Qendra stërvitore e Lazios në Formello dhe laboratori “Futura Diagnostica”, ku klubi ka kryer testet në mënyrë private, janë vizituar dhe janë ekzaminuar nga hetuesit.

Në ditët në vijim do të ketë edhe një vendim rreth kësaj situate, teksa te Lazio tani duhet të kryqëzojnë gishtat për shkak se nga raportimet e fundit, thuhet se rrezikohet edhe përjashtimi nga Serie A.

 

Strakosha, Lucas Leiva dhe Ciro Immobile nuk do të jenë sot ndaj Juventusit, por ende nuk janë raportuar si të infektuar. Dje ishin në qendrën stërvitore dhe e lanë atë, pa u stërvitur me pjesën tjetër të grupit. Gardiani nuk është grumbulluar as në kombëtare për ndeshjet e nëntorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!