VIDEO/ Gol “alla-Quaresma” dhe gafë në Maqedoni, festojnë “ish”-ët e Tiranës

schedule19:56 - 7 Nëntor, 2020

schedule 19:56 - 7 Nëntor, 2020

Struga dhe Vardari dhuruan sot një ndeshje spektakolare. Vendasit arritën të gjenin rrjetën në pjesën e parë dy herë dhe Vardari barazoi në fund më ish-lojtarin e Tiranës, Blazevski, pasi kishin ngushtuar me penallti.

Por ky nuk ishte goli i vetëm me nuanca bardheblu në këtë betejë. Klinsman Cake gjithashtu gjeti rrjetën për Strugën në minutën e 27-të dhe goli ishte thjeshtë një perlë.

Ish-mbrojtësi i Tiranës shënoi gol “alla-Quaresma”. 21-vjeçari goditi nga jashtë zone me të jashtmen dhe gjeti trekëndëshin e portës së Vardarit, duke shënuar një nga golat më të bukur shqiptarë të javës.

Kishte një super gol, por kishte edhe gafën e vitit. Portieri serb i Strugës, Uros Djuric i dhuroi barazimin Vardarit në mënyrën më të keqe të mundshme.

Në minutat e fundit shtesë Blazevski lëshoi një goditje shumë të lehtë drejt portës, por portieri nuk e kontrolloi dot dhe sfera i kaloi poshtë këmbëve, duke regjistruar një episod sa qesharak, aq edhe tragjik. /abcnews.al