Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku një makinë është përplasur me një rrethrrotullim.
Mediat e huaja kanë publikuar një video ku shikohet momenti kur automjeti ngrihet disa metra në ajër para përplasjes.
Aksidenti ka ndodhur në rajonin Makhanda të shtetit East Kap të Afrikës së Jugut. Makina e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe në rrugët e Makhanda, shoferi u përplas në rrethrrotullim pasi humbi kontrollin e timonit.
Ndërkohë nga ky aksident i frikshëm ka shpëtuar për mrekulli drejtuesi i makinës. e.su./abcnews.al

