Seanca gjyqësore e përcaktuar për tu mbajtur sot për Ish- kreu i bandës së Vlorës në vitin 1997, Zani Caushi, është shtyrë përsëri për një ditë tjetër.
Kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit dhe avokatit i çështjes.
I forti i Vlorës në trazirat e 97’, Caushi ka kërkuar një përllogaritje të saktë të viteve të dënimit, pasi pretendon se ka pasaktësi në llogaritjen e tyre.
Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Caushin.
n.d./abcnews.al