Emre Can rezultoi pozitiv me Covid-19 në tamponin e kryer në 23 tetor. Mesfushori i Dortmund humbi takimet me Schalke 04 dhe Bielefeld në kampionat, dhe ato ndaj Zenit dhe Club Brugge në Champions League.
Gjithsesi, përgjigja e tamponit të sotme ka rezultuar negative më në fund sipas komunikatës zyrtare të klubit të Bundesligës në Twitter.
Woran du merkst, dass @emrecan_ zurück im Mannschaftstraining ist!? ? pic.twitter.com/9uUzkexng0
— Borussia Dortmund (@BVB) November 6, 2020
Emre Can ka lënë pas sëmundjen dhe është gati për duelin e radhës të verdhezinjve gjermanë. Një lajm shumë i mirë për Lucien Favre.
Trajneri do të ketë të gatshëm lojtarin e kombëtares gjermane për supersfidën e ditës së nesërme në kampionat kundër Bayern Munchen (18:30). /abcnews.al