Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme të martën kundër Interit në Champions League, edhe pse nuk ishte një ndeshje e lehtë për madrilenët. Sfida kishte shumë tension përgjatë gjithë 90 minutave dhe këtë e vërteton më së miri Sergio Ramos.
Kapiteni i Realit është kapur nga kamerat teksa i ulërit ish-shokut të skuadrës, Achraf Hakimit, i cili tashmë është pjesë e zikaltërve. Marokeni gjatë një aksioni sulmues të ekipit të tij, rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti.
Une caméra a filmé Sergio Ramos en train d’insulter Achraf Hakimi après que celui-ci se soit jeté au sol dans la surface de réparation : « Lève-toi fils de p***, lève-toi ! Arrête de crier comme un rat ».
??? pic.twitter.com/4skLVfRbWb
— La Minute Football (@minutefootball) November 4, 2020
Spanjolli nuk e priti shumë mirë këtë veprim të mbrojtësi dhe reagoi menjëherë duke e çuar atë në këmbë. “Çohu ti bir k*rve, çohu, mjaft bërtite si një mi”, janë fjalët që Ramos dëgjohet që i ka thënë Hakimit. Videos iu deshën vetëm pak minuta që më pas të bëhej virale në rrjetet sociale. /abcnews.al