Skuadra e femrave të Vllaznisë ka mësuar kundërshtarin e radhës në Champions League.
Vajzat shkodrane eliminuan turket e ALG Spor Kulubu. Ndeshja u mbyll në barazim 3-3 dhe Vllaznia u tregua më e saktë në goditjet e penalltive.
Një arritje e madhe, teksa në raundin e dytë kuqeblutë do të ndeshen me FC Minsk, ekipin kampion të Bjellorusisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa nuk është përcaktuar akoma dita e ndeshjes. 18 dhe 19 nëntori janë dy opsionet për zhvillimin e kësaj sfide. /abcnews.al


