Urgjenca, Gjykata, Ujësjellësi: COVID-19 prek institucionet publike në Vlorë

schedule12:27 - 6 Nëntor, 2020

schedule 12:27 - 6 Nëntor, 2020

Në qytetin e Vlorës, COVID-19 ka prekur pothuajse të gjitha institucionet publike.

Persona të infektuar janë raportuar në Gjykatë, Urgjencën e spitalit në shkolla e ujësjellës.

Mësohet se personat e prekur janë karantinuar, ndërsa pritet që tamponet t’u bëhen të afërmeve të tyre.

Gazetari i “ABC”  Elton Nika raportoi se Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe Gjykata e Apelit vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Edhe tek ujësjellësi, dy punonjës rezultuan pozitiv me covid, ndërsa  nuk mungojnë të infektuarit në zyrat e OSHEE.

Po ashtu me COVID-19 janë konfirmuar dy mësuese në dy shkolla në këtë qytet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!