Valentino Rossi u infektua me Covid-19 në 15 tetor dhe prej atij momenti ka qëndruar në karantinë. Legjenda e MotoGP ka marrë vesh sot përgjigjen e tamponit të fundit.
Piloti italian i garave të shpejtësisë, 9 herë kampion bote, ka dalë negativ, duke marrë më në fund përgjigjen që priste prej një kohe të gjatë.
41-vjeçari ka fluturuar menjëherë drejt Valencias, aty ku do të mbahet Çmimi i Madh këtë fundjavë. Nëse nesër del sërish negativ, Rossi mund të garojë në pistë të dielën. /abcnews.al