Ndërsa janë përgatitur për një sërë sfidash ligjore, shpresat e republikanëve mbeten tek totali i votave në shtete kyç si Pennsylvania, Georgia dhe Arizona.
Në bazë të të dhënave të paraqitura nga The Guradian, rezulton se: Në Pennsylvania janë numëruar 89% të votave, ndërsa kryeson Donald Trump me 50.7 për qind, kurse Joe Biden pason me 48.1 për qind të votave.
Në Georgia, janë numëruar 98% të votave, nga të cilat 49.6 për qind i mbajnë Republikanët që po kryesojnë dhe 49.2 për qind kanë shkruar për kandidatin demokrat Biden.
Kurse, në Arizona janë numëruar 88% të votave, prej të cilave 50.5 për qind kanë shkruar për Joe Biden, ndërsa 48.1 për qind janë për Republikanët.
Nga ana tjetër, demokratët i mbajnë shpresat tek Nevada, ku janë të numëruara vetëm 75 për qind të votave. Nga të dhënat e deritanishme, 49.3 për qind të votave kanë shkuar për Biden, kurse 48.7 për qind, republikanët. Me 6 votat elektorale në Nevada, Joe Biden do të merrte fitoren.
Aktualisht shtetet ku nuk janë përfunduar përfunduar proceset e numërimit janë gjashtë: Arizona, Nevada, Pennsylvania, Georgia, Alaska dhe Karolina e Veriut.
Deri më tani, Joe Biden kryeson me 253 vota elektorale, kurse Donald Trump numëron 214 të tilla. s.b/abcnews.al/