Pas Wisconsin, Joe Biden është pranë një tjetër fitoreje të madhe në Michigan. Kur janë numëruar 98% e votave, kandidati demokrat udhëheq me 1.2% të votave.
Michigan ka qenë historikisht bastion demokrat me përjashtim të 4 viteve më parë kur i besuan Trumpit, por rikthehen sërish te tradita duke i besuar Joe Biden. Michigan ka 16 vota elektorale.
Theksojmë se për Michiganin, Trump kërkoi pezullimin e numërimit të votave, pasi sipas tij nuk i ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit.
Por gjithçka duket se është vulosur, pasi 2% e fundit që nuk janë numëruar nuk parashikohet që të përmbysin rezultatin sipas projeksioneve të CNN./ db/Abcnews.al