Leipzig përmbys PSG-në e Tuchel. Nënkampionët e Evropës gjetën të parët golin në duelin e Champions League që po luhet në Gjermani.
Angel Di Maria dërgoi topin në rrjetë në minutën e gjashtë, teksa argjentinasi humbi një penallti dhjetë minuta më vonë.
Diçka e tillë u shfrytëzua nga djemtë e Julian Nagelsmann, të cilët rikthyen baraspeshën tre minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Christopher Nkunku ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një goditje të saktë. Leipzig nuk u ndal dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 57-të.
Penallti për vendasit dhe ekzekutimin e mori përsipër Emil Forsberg. Suedezi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe Leipzig është afër arritjes së fitores. /abcnews.al