Replika, kontestime, por edhe protesta. Zgjedhjet në SHBA-në i kanë të gjitha. Pak orë pasi Donald Trump njoftoi se ngriti padi për të ndaluar numërimin e votave në Michigan, pasi sipas zëdhënëses së tij nuk u ishte dhënë qasje e mjaftueshme në vendet e numërimit të votave për të vëzhguar hapjen e kutive të votimit, në Detroit u zhvillua një protestë.
Me thirrjet “ndalo numërimin” një grup qytetarësh u mblodhën përpara një qendre numërimi duke protestuar. Ata u përpoqën që të futën ne qendrën e numërimit, por nuk u lejuan nga policia. Situata është e tensionuar.
#BREAKING: Large, animated crush of “stop the count” protestors trying to push their way into TCF hall in #Detroit where ballots are being counted.
They’re being blocked by guards at the door.
Pizza boxes are pushed against the window to obstruct view. It’s tense. @NBCNews pic.twitter.com/zFhzd88skX
— Steve Patterson (@PattersonNBC) November 4, 2020
Më pas në qendrën e numërimit shkuan edhe mbështetës të demokratëve, të cilët u shprehën se vajtën për t’u siguruar që votat po numëroheshin në rregull.
“Unë thjesht dua të sigurohem që të gjitha votat e Michiganit janë të numëruara. Këto zgjedhje janë, siç thotë Joe Biden, për shpirtin e vendit tonë” tha njëri nga mbështetësit e kandidatit demokrat.
Mbështetësit e Presidentit Donald Trump dhe sfiduesit të tij Joe Biden në Detroit ishin të zemëruar, të irrituar dhe të frikësuar të mërkurën.
Shumë mbështetës në bazën e votuesve të Trump u bënë jehonë akuzave të tij të pabazuara për manipulim duke kërkuar ndalimin e numërimit të votave./ db/Abcnews.al