Apolonia e nisi me humbje aventurën e këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Vllaznia fitoi 2-0 në “Loro Boriçi”, pa e lënë Apoloninë në asnjë moment të merrte ndeshjen në dorë. Pas ndeshjes trajneri i fierakëve, Giovanni Colella në Supersport bën analizën e tij për ndeshjen.
“E prisja deri diku, por jo në këtë mënyrë. Kemi ekip të ri dhe e paguam prej emocioneve. Emocionet e penguan skuadrën, nuk bëmë asnjë gjuajtje të fortë, megjithëse u përpoqëm ta spostonim kundërshtarin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë për ndeshjen e ardhshme.
Dua të them që të heqim këtë ngarkesë emocionale. Është java e parë, rezultatet kanë qenë surprizuese. Të shohim përpara, të heqim paragjykimet e moshës së re.
Kampionat është nivel i mirë. Vllaznia e tregoi sot. Nuk është ndër skuadrat pretendente, ka nivel të kënaqshëm dhe kampionati shqiptar ka rritje”, u shpreh trajneri i fierakëve. /abcnews.al

