Sarah McBride është senatorja e parë e shtetit transgjinore në SHBA pasi fitoi garën në Delaware.
Ajo mundi republikanin Steve Washington. McBride, 30 vjeçe, ka punuar si sekretare shtypi e grupit të LGBTI të Fushatës për të Drejtat e Njeriut dhe ishte një stazhiere në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Obama.
“Shpresoj që kjo natë mund t’i tregojë një fëmije LGBTI se demokracia jonë është mjaftueshëm e madhe edhe për ata”, tha ajo.
McBride nuk është e vetmja kandidate transgjinore që ka bërë histori gjatë zgjedhjeve. Taylor Small i Vermont, 26 vjeç, u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Stephanie Byers bëri histori në Kansas si personi i parë trans me ngjyrë që u zgjodh në një legjislaturë të shtetit. /abcnews.al