PJESËT E PARA/ Besëlidhja e Burreli super, edhe Egnatia në epërsi në Elbasan

schedule14:52 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:52 - 4 Nëntor, 2020

Kategoria e Parë ka nisur ditën e sotme dhe në grupin A dy skuadra kanë treguar menjëherë që do tentojnë Superioren. Besëlidhja dhe Burreli kanë diktuar ndeshjet kundër Vorës dhe Veleçikut, duke realizuar shumë shpejt.

Matjanët që në minutën e shtatë e çuan ndeshjen në 2-0, me gola të Vecajt dhe Dodës. Raboshta në fund të pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë. Në Lezhë për Besëlidhjen të dy golat i ka realizuar Gega. Korabi-Oriku dhe Erzeni-Dinamo.

Egnatia po fiton në Elbasan me vendasit. Në fund të pjesës së parë ishte Brahimaj që realizoi. Lushnja-Besa pati protagonist Kukajn, pasi shkodrani shënoi fillimisht për kavajasit dhe më pas autogol. Në Vlorë kishte probleme me uniformat dhe takimi nisi me gati 40 minuta vonesë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 1
Grupi A
E mërkurë, më 4 nëntor, ora 14:00

Besëlidhja – Vora 2-0
Shënues:
Gega 2’, 18’
Burreli – Veleçiku 3-0
Shënues:
Vecaj 2’, Dodaj 7’, Raboshta 43’
Korabi – Oriku 0-0
Erzeni – Dinamo 0-0

Grupi B
E mërkurë, më 4 nëntor, ora 14:00

Elbasani – Egnatia 0-1
Shënues:
Brahimaj 44’
Pogradeci – Luftëtari (nuk luhet)
Flamurtari- Turbina 0-0
Lushnja-Besa 1-1
Shënues:
Kukaj 42’ (aut.) / Kukaj 33’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!