Nga Jennifer Aniston tek J.Lo, sekretet e yjeve për një lëkurë perfekte

schedule12:51 - 4 Nëntor, 2020

schedule 12:51 - 4 Nëntor, 2020

Jennifer Lopez, Cate Blanchett, Sharon Stone, Jennifer Aniston apo dhe shumë personazhe të tjerë: Duke parë fytyrat e tyre, të gjithë kemi menduar të paktën njëherë se cili është sekreti i tyre i bukurisë që kanë një pamje kaq të freskët edhe pas 50 vitesh.

Asnjë operacion, por sekreti i vërtetë është kujdesi ndaj lëkurës duke filluar nga hidratimi tek pastrimi, nga zgjedhja e produkteve tek make up-i dhe deri tek mbrojtja nga dielli. Jennifer Lopez pretendon se gjumi është aleati i saj i vërtetë i bukurisë. Është 51-vjeçare dhe ende ka një lëkurë perfekte, të tonifikuar ashtu si trupi i saj.

Everything we know about Jennifer Lopez' forthcoming beauty brand

Duket se një nga sekretet e saj të vërtetë të bukurisë është pastrimi: heqja e make-up-it para se të shkoni në shtrat ose pastrimi i fytyrës pas një stërvitje është në zakon thelbësor për të çliruar poret dhe për të eleminuar papastërtitë që mund të jenë vendosur në fytyrë.

Nga ana tjetër Cate Blanchett duket se nuk del kurrë pa krem dielli, si gjatë verës apo dimrit – një zgjedhje e zgjuar që mbron fytyrën nga dëmtimi i diellit siç janë njollat ​​dhe rrudhat. Sharon Stone ka zbuluar disa herë se nuk mund të bëjë pa krem hidratues në mëngjes dhe në mbrëmje, një hap bukurie nga nëna e saj.

Në rutinën e kujdesit për lëkurën e Salma Hayek, nga ana tjetër, serumi nuk mungon kurrë për të hidratuar thellë lëkurën. /abcnews.al

Cate Blanchett May Have a Lingerie Phobia | Vanity Fair

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!