Policia e Vlorës aksion në Lagunën e Nartës, bllokohen 4 varka peshkimi

schedule10:44 - 4 Nëntor, 2020

schedule 10:44 - 4 Nëntor, 2020

Grupi i Task-Forcës nga Tirana i Inspektoratit të Peshkimit dhe Policia e Vlorës, kanë zhvilluar një aksion për bllokimin e varkave të peshkimit pa dokumentacion, që peshkojnë në lagunën e Nartës.

Aktualisht janë bllokuar katër varka ndërsa një tjetër është në proces verifikimi.

Aksioni i nisur në lagunë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Endri Hoxha Inspektor i peshkimit në Vlorë ka konfirmuar se aksioni konsiston për bllokimin e varkave të paligjshme pasi kështu dëmtohet edhe Laguna e Nartës.

Aksioni i nisur sot ka për qëllim pikërisht goditjen e gjuetisë së paligjshme ndërsa mësohet se do të vijojë edhe në ditët në vijim.

n.d./abcnews.al