Ka përfunduar numërimi i votave në shtetin e Arizonës, dhe fitues është shpallur Joe Biden.
Duke u shpallur fitues, kandidati demokrat ka arritur të fitojë 11 vota elektorale.
BREAKING: Joe Biden wins Arizona. #APracecall at 12:51 a.m. MST. #Election2020 https://t.co/lGfinjTqT4
— AP Politics (@AP_Politics) November 4, 2020
Pas fitores në Arizona, Biden potencialisht mund të kompensojë humbjen e Pensilvanisë dhe të fitojë zgjedhjet nëse arrin të ruajë rezultatin e fitores në Wisconsin dhe Michigan.
Fitorja e Biden në Arizona kufizon ndjeshëm rrugën e Donald Trump drejt fitores, një fakt që aleatët e presidentit duket se tashmë janë shumë të vetëdijshëm./abcnews.al