Loredana ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm jashtë vendit. Reperen jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë bjonde, por kohët e fundit ka suprizuar me paraqitjet e saj. Pas ndryshimit drastik që bëri duke i kthyer flokët në të zeza, Loredana ka guxuar sërish. Reperja pritet të lançojë këngën e saj të re dhe me këtë rast ka bërë dhe një ndryshim në pamje.
Ajo ka ndarë në rrjete sociale një fotografi, ku shfaqet me flokët ngjyrë portokalli dhe kaçurrela. Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares është “Rockstar” që u publikua një javë më parë. Loredana zbuloi pak kohë më parë se pritet të publikojë së shpejti albumin e ri. Reperja është komentuar gjithashtu dhe për përmirësimin e marrëdhënies me çiftin zvicerian që e akuzuan për mashtrim.
Pas kësaj, duket se ka dhe një ribashkim në horizont me Mozzik. Të paktën, disa foto dhe video që kanë qarkulluar në rrjete sociale si dhe ardhja e shpeshtë e Loredanës në Kosovë kanë shtuar dyshimet se i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. /abcnews.al