Rezultati është tepër i ngushtë mes Joe Biden dhe Donald Trump në SHBA, kur vijon ndërkohë numërimi me ritme të shpejta.
Republikanët kanë çimentuar fitoren e shtetin e rendësishëm të Floridas duke marrë 29 votat elektorale aty, ndërsa janë në avantazh të lehtë në Karolinën e Veriut ku raportohet numërimi i gati 90 për qind të votave.
Trump udhëheq edhe në Georgia, një tjetër shtet i rendësishëm duke marrë 55.6 për qind të votave.
Vlen të theksohet fakti se Biden ndërkohë është në avantazh në shetin kyç të Arizonës duke fituar 54.9 për qind të votave kundrejt 43.8 për qind që ka Trump.
Arizona ka 11 vota elektorale dhe nëse rezultati vijon kështu ato kalojnë të gjitha në favor të Biden.
Biden ka fituar thellë në New York, Connecticut, Delaware,Maryland, New Jersey dhe Massachusetts.
Nd/ërkohë, Trump ka ngushtuar rezultatin sa i përket votës elektorale duke marrë 115 zgjedhës, ndërsa Biden ka 129 të tillë.
Kandidati duhet të marrë 270 zgjedhës elektoralë që të shpallet fitues i garës për Presidentin e SHBA-ve. /abcnews.al