Shqiptarët: Trumpi, tr*p dhe aga, bëri mrekulli, por shkëputi marrëdhëniet me Kinën, fiton Biden

schedule23:22 - 3 Nëntor, 2020

schedule 23:22 - 3 Nëntor, 2020

Në Amerikë zhvillohen zgjedhjet presidenciale, por cfarë mendojnë qytetarët shqiptarë në lidhje me dy kandidatët dhe fituesin? “Fiton Biden se është më i pjekur dhe më i shtruar dhe ka qenë nënpresident” tha një qytetar në Elbasan. “Fiton ai Biden. Po të isha shtetas amerikan për këtë do të votoja, nuk e pëlqej Trumpin” tha një tjetër. Por nuk mundojnë edhe përkrahësit e Biden. “Aktuali se ka përvojë më tepër” tha një qytetar elbasanas. Megjithatë pjesë më e madhe zgjedhin demokratin. “Fiton Biden se ka forcën me vete. Joe Biden, ka më përkrahje nga të gjithë ndërkombëtarët.

Ai Trumpi është autoritet ka shkëputur marrëdhëniet me shumë shtete, duhet qetësi, stabilitet, me Kinën, BE-në…Ai ka pikëpamje të tjera” tha disa të tjerë për mikrofonin e ABC-së. Në Fier qytetarët besojnë se Donald Trump do të fitojë një mandat të dytë përballë Joe Biden. Për mikrofonin e ABC-së, një qytetar zgjodhi “Trump, se ai i ka paratë në dorë. Ai është bërë aga”. “Fiton Trump, se është njëri i përgatitur i rregullt” tha një tjetër. “Trump ka bërë mrekullia në Amerikë.

Për ty s’po bën qeveria jote, cfarë ja fut kot, më more kot se jam pensionist, por unë ta thash mendimin tim”. “Ky që është, 99% se ka bërë ca lëshime. Në Amerikë kam hyrë 20 herë dhe gjendja është shumë e mirë. Ne shqiptarët kemi mbaruar se nuk kemi shtet”.

Por ka edhe të zhgënjyer nga Donald Trump. “Fiton Biden. Shumë i sigurt se do të fitojë. Demokracinë do i gjithë populli. Trumpin e pa populli, e provoi, cdo qeveri duhet të ketë rotacion”. “Trump e njoh, Biden jo. Kam qejf të fitojë ai tjetri që nuk e njoh, jo Trump” tha një qytetar. Ndërsa kishte edhe nga ata që nuk ju intereson ajo që ndodh në Amerikë.

Në Gjirokastër, qytetarët të pyetur nga ABC u shprehën se besojnë se do dhe duhet të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump. “Për ne mirë është që ti fitojë ky që është. Politika e tij karshi Shqipërisë dhe Kosovës është më mbështetje të fuqishme. Fjalimet dhe vendimet në politikën e tij të jashtme, në programin që ka paraqitur. Përgjithësisht e kam ndjekur. Fjalimin e fundit që mbajti në Florida, pashë që kishte mbështetje për shqiptarët. Politika e tij nuk ndryshon”.

Fiton Trump se është trap” tha një i moshuar. Hall në vete janë kthyer për një qytetar gjirokastrit zgjedhjet në SHBA. “Ne shqiptarët nuk duan njeri. Unë kam kunetërit e djalit tim në Minesota, ata donin Obamën, ata fshatarët e mi që janë dembabadem në Amerikë ata duan Trampin. Se kam nja 36 familje nga fshati në Amerikë. Edhe unë Trumpin dua”.

Mes shumicës njëri mendon ndryshe. “Biden e fiton, është më popullor”.  “Tramp t’ia lirojë vendin tjetrit tani. Me trapa do të merremi ne. Liroi vendin tjetrit. Ata kanë gurin dhe arrën i kanë’ tha një tjetër. Por ka edhe nga ata që e kanë mendjen te hallet e tyre dhe jo te dilema amerikane. “Të fitojë kush të dojë, atë pensionin nuk na e rritën ndonjë cikë. Na therin kockat” tha një e moshuar./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!