Banorët e fshatit Kostenjë, të njësisë Administrative Lunik në Librazhd janë ngritur në protestë për të kundërshtuar ngritjen e HEC-it.
Sipas banorëve askush nuk na ka pyetur kur nisën punimet.
Ato theksojnë se nuk i pyet askush në lidhje me ndërtimet dhe atë që duan të bëjnë.
“Na pati premtuar se do të bënte rrugën brenda dhe në hyrje të fshatit por nuk kanë bërë asgjë”, është shprehur një banorë.
Ata akuzojnë firmën se punimet kanë shkaktuar shumë probleme në zonë.
“Është skandal, s’kemi as ujë për të vaditur. Çdo rrjedhë uji është vendosur në tubacione”, ka thënë një tjetër banor i zonës.
Banorët thonë se kanë paraqitur edhe një peticion kundër ndërtimit të HEC-it.
“Kemi bërë kërkesë te kryetari i Bashkisë, te kryeplaku te deputeti i zonës dhe te të gjithë zyrtarët por nuk na merr asnjë për bazë”.
Ndërkohë përfaqësuesit e firmës jashtë kamerës thonë se gjithçka që ju kemi premtuar banorëve do jua realizojmë. /abcnews.al