Pensilvania është një ndër shtetet kyçe që pritet të përcaktojë se cili do të jetë Presidenti i SHBA-ve gjatë katër viteve të ardhshme.
WP shkruan se që prej hapjes së kutive të votimit, një numër i madh qytetarësh janë në radhë që presin të ushtrojnë të drejtën e tyre në këtë shtet, i cili cilësohet si bastion nga të dyja partitë.
Mes votuesve të të dyja krahëve vërehet një entuziazëm i madh, ndërsa vlen të theksohet se në këtë shtet ka një përqindje të ulët të votave të hedhura më herët, gjë e cila e bën të rendësishme edhe pjesëmarrjen e sotme në votime. /abcnews.al