Tirana fitoi 4-1 kundër Shkumbinit në duelin e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, sfidë të cilën e analizon Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U19, në emisionin “Pressing” në ABC News.
“E pashë Tiranën. Më pëlqeu mënyra e menaxhimit të lojtarëve të rinj. Pashë disa elementë që ishin në formacion, duke filluar nga Halili dhe Nuriu. Kishin kundërshtar shumë të fortë. Më pëlqyen edhe lojtarë të tjerë të akademisë.
U fut një lojtar tjetër i ri në vend të Ismajlgecit. Fusha nuk ishte në gjendje të mirë, edhe pse kanë dy javë që e ruajnë. Mendoj se Tirana ka një grup të mirë lojtarësh.
Shkumbini ishte shumë kompetitiv, kanë një skuadër për Kategori të Parë. Mendoj se ndeshja e djeshme nuk kishte histori. Akademia e Tiranës po punon mirë“, thekson Dede. /abcnews.al