Disa persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në Vjenë nga sulmi terrorist në gjashtë pika të qytetit. Një nga autorët u vra nga oficerët, ndërsa një tjetër u arrestua. Një polic është mes viktimave.
Sulmi terrorit që tronditi mbrëmjen e sotme Vjenën u regjistrua pranë një sinagoge, por presidenti i komunitetit hebre në Austri, Oskar Deutsch tha se nuk kishte viktima midis përfaqësuesve të komunitetit të tij.
https://www.youtube.com/watch?v=m8qAI71F6EM&feature=emb_logo
“Për momentin nuk mund të thuhet nëse tempulli ishte një nga shënjestrat” shkroi ai në Twitter. “Sinagoga nuk ishte e mbyllur” shton ai.
“Të gjithë besimtarëve iu kërkua të mos dilnin në rrugë dhe të qëndronin të sigurt derisa autoritetet të sqarojnë rrethanat” tha ai.
Nëse do të ishte një sulm terrorist në sinagogë, do të ishte i treti në pak më shumë se 40 vjet. Në Prill 1979, një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e Tempullit të qytetit të Vjenës. Një grup terrorist palestinez mori përgjegjësinë në atë kohë.
Në gusht 1981, një tjetër skuadër terroriste palestineze kreu një sulm mbi tempullin Seitenstett, i cili la dy të vdekur dhe 21 persona të plagosur rëndë. Autorët hynë në sinagogë gjatë shërbimit dhe qëlluan në turmë. /Abcnews.al

