Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë dhe bombë pranë një sinagoge në Vjenë.
Të shtëna me armë, në atë që dyshohet si sulm terrorist u raportuan pranë Schwedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak.
Sulmuesi thuhet se ka hedhur veten në erë, raporton gazeta austriake Kronen Zeitung. Policia ka konfirmuar disa njerëz janë plagosur në shpërthim.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të rënda, ku autori i veshur me të bardha qëllon për vdekje një person.
?DURAS IMÁGENES
El terrorista de Viena (Austria) dispara con su AK-47 a un joven austríaco en mitad de la calle.
pic.twitter.com/0RmGo1zNdt— Helena GS (@HelenaGS_) November 2, 2020
Ndërkohë mediat e huaja raportojnë për të paktën 7 të vdekur, megjithëse ende nuk është konfirmuar. Mes viktimave është edhe një agjent policie.
Një nga sulmuesit e dyshuar është arrestuar, sipas autoriteteve austriake. Sidoqoftë, besohet se të tjerët tani mund të jenë në arrati.
Policia austriake konfirmoi në Twitter se një operacion i “madh” po zhvillohet. g.v/abcnews.al