Atalantën e pret një përballje shumë e vështirë në Champions League nesër në mbrëmje. Ekipi i Gian Piero Gasperinit pret në shtëpi kampionët e Anglisë, duel për llogari të grupit D.
Trajneri i ekipit italian është ndalur te homologu gjerman në prononcimin e dhënë për Sky Sport. “Do të më pëlqente ta shihja Klopp në Serie A, do të ishte një vlerë e shtuar e kampionatit tonë.
Gjithsesi, skuadrat anglez në këto momente ndodhen në nivele tepër të larta. Megjithatë, ndonjëherë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duhet në fushë“, deklaron Gasperini. /abcnews.al