Studimet shkencore kanë treguar se nëse flini 20 minuta gjumë në drekë ose pasdite, do të ndiheni më të çlodhur se në rastin e fjetjes 20 minuta më tepër në mëngjes.
Këtë në fakt e kërkon vetë trupi, sepse pasdite niveli i lodhjes ka arritur kulmin.
Ekspertët sugjerojnë që gjumi i drekës oas pasdites duhet të jetë diku mes 15 deri në 30 minuta.
Më poshtë, agroweb.org ju jep disa këshilla se si të shfrytëzoni të mirat e pushimit të pasdites:
Shmangni kafeinën pas orës 15.00.
Kafeina shërben si stimulus dhe mund të prishë ciklin e gjumit.
Ajo qëndron deri në 6 orë në organizëm.
Nëse nuk dëshironi ta teproni me gjumin e pasdites, vendosni alarm.
Nëse nuk keni kohë për gjumin e drekës ose të pasdites, përpiquni të meditoni.
Duhet të kuptoni që trupi ka nevojë për pushim dhe atë duhet marrë qoftë nëpërmjet gjumit apo edhe meditimit. l.k/abcnews.al