Ka shkuar në tre numri i pacientëve e Covid në vendin tonë që janë vetëvrarë. Mjekja psikiatre Arjana Rreli në një intervistë për Abc News është shprehur se thjesht fakti që pacientët e përballojnë të vetëm sëmundjen jashtë vëmendjes së të afërmve.
Ndër të tjera ajo thekson se dhe vetë sëmundja e koronavirusit është një sëmundje që ndikon në psikologjinë e të prekurve.
Gjithashtu mjekja thekson se autoritetet mjekësore duhet të merrnin masat e duhura në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriteshin dhe të mos përsëriten.
“Pasiguria ka ngritur mekanizma të ankthit dhe të panikut. Kurimi i kësaj sëmundje është i tillë që të gjendemi larg familjarëve në përballimin e një situate të tillë dhe kjo bën që ngarkesa psikologjike e pacientit mund të jetë e madhe duke çuar në një çrregullim të madh mendor. Kjo është një sëmundje që prek sistemin e respiracionit dhe mungesa e oksigjenit në tru jep pasoja të rënda deri në komprementim të humorit dhe në vendimmarrje të tilla ekstreme”, është shprehur ajo./abcnews.al

