Pele, Maradona dhe Marco Van Basten. Shumë ditëlindje legjendash brenda pak ditësh, me holandezin e famshëm që sot feston 56-vjetorin e lindjes. Ish-ylli i Holandës dhe kuqezinjve të Milanit, mbahet mend për tre “Topat e Artë” të fituar, trofetë e shumtë dhe golat e mrekullueshëm që realizonte në fushën e blertë.
“Mjelma e Utrehtit” cilësohet nga shumëkush si sulmuesi më i kompletuar i historisë së futbollit, ndërsa pika e tij e vetme e dobët ishte kavilja. Ndërhyrjet e frikshme të kundërshtarëve bënë të vetën dhe Marco Van Basten u detyrua të tërhiqej nga futbolli në moshën 28-vjeçare.
Në vitin 1988 u shpall kampion Evrope me Holandën, teka mbetet i paharrueshëm eurogoli që realizoi në finalen kundër Bashkimit Sovjetik, një ndër golat më të bukur që është shënuar ndonjëherë.
“I uroj gëzuar ditëlindjen një tjetër futbollisti të madh, idhullit me të cilin u rrita, legjendarit Marco Van Basten. Nëse më pyesni se pse tentoja gjithmonë të shënoja gola të tillë dhe cilin tentoja të imitoja, përgjigjen e keni në videon e mëposhtme“.
Kështu shkruan në “Instagram” Dimitar Berbatov, ish-sulmuesi i njohur bullgar, i cili luajti me ekipe si Manchester United, Bayer Leverkusen, Fulham dhe Monaco në karrierën e tij. /abcnews.al