Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Nuk ka fitues në “San Siro”, kroatët evitojnë humbjen e Interit

schedule19:59 - 31 Tetor, 2020

schedule 19:59 - 31 Tetor, 2020

Një gol me kokë i Ivan Perisic në minutën e dytë shtesë, evitoi humbjen e Interi në “San Siro” përballë Parmës. Takimi u mbyll në barazim 2-2, teksa të katër golat u realizuan në pjesën e dytë.

Kryesori Luca Pairetto u dëmtua në nxehje dhe vendin e tij e zuri arbitri i katërt, Marco Piccinini. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa emocionet dhe golat ishin ruajtur për në fraksionin e dytë.

Gervinho tregoi klas, pavarësisht 33 viteve mbi supe. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mposhti dy herë portierin Handanovic në minutat 46′ dhe 62′. Djemtë e Contes reaguan dhe iu falën dy realizimeve kroate.

Golat dhe rastet e INTER-PARMA 

Brozovic shkurtoi rezultatin në minutën e 64-t, teksa goli i barazimit erdhi në shtesa. Ivan Perisic shfrytëzoi një kros të ardhur nga goditja e dënimit dhe e devijoi atë saktë drejt portës mike.

Përfundimisht 2-2, me Interin që numëron 11 pikë pas javës së gjashtë, duke mbetur dy pikë larg kreut që mbahet nga Milani (luan nesër jashtë fushe me Udinesen). Barazimi i dytë radhazi në kampionat për Parmën, që numëron 5 pikë. /abcnews.al

Serie A, java e gjashtë
Inter-Parma 2-2
(Brozovic 64′, Perisic 90+2′ / Gervinho 46′, 62′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!