“Je shumë e bukur, je shumë këndshme”! E mitura i tregoi nënës si e ngacmoi 51-vjeçari

schedule15:37 - 31 Tetor, 2020

schedule 15:37 - 31 Tetor, 2020

Një 51-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se vajza e mitur i ka treguar fillimisht nënës për ngacmimin që i është bërë nga ana e 51-vjeçarit A. K,.

Ky i fundit është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa mësohet se kemi të bëjmë me një ngjarje  e ndodhur gjatë ditëve të fundit dhe bëhet fjalë për ngacmim seksual me fjalë.

51 vjeçari e ka përshëndetur vajzën me frazat “je shumë e bukur, je shume këndshme”, për të kaluar më pas në atë që ajo e quajti kallëzim seksual. Pas kësaj e mitura i ka treguar nënës dhe e kanë kallëzuar menjëherë në polici. g.v/abcnews.al