Tre persona janë arrestuar në Himarë pasi akuzohen për dhunimin dhe pengmarrjen e një 41-vjeçari tre ditë më parë. Të arrestuarit janë Nikoll Medha 26 vjeç, Ardjan Medha 31 vjeç (vëllezër) dhe Ilirjan Miska 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.
Por si ndodhi ngjarja?
Tre të arrestuarit në datë 27 tetor në lagjen nr. 1, Himarë në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën me forcë në makinën tip “Opel”, S. G., 41 vjeç, të cilin e dhunuan fizikisht dhe më pas e mbajtën jashtë vullnetin të tij peng për disa orë. Policia thekson se pas hetimeve u bë identifikimi i autorëve dhe gjetja e personit që u rrëmbye, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.
Por përse e morën peng?
Sipas policisë ngjarja ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, duke mos e sqaruar konkretisht. Pasi e dhunuan dhe morën peng disa orë, autorët e braktisën në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës.
Pas disa orësh, 41-vjeçari ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.