Ministri i Brendshëm turk rezulton pozitiv me koronavirus

schedule15:00 - 31 Tetor, 2020

schedule 15:00 - 31 Tetor, 2020

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu është infektuar me koronavirus. Ministri ka njoftuar po ashtu se pozitiv ka rezultuar bashkëshortja edhe vajza e tij.

Soylu, në deklaratën e tij në Twitter, shkroi se pas trajtimit në shtëpi janë transferuar në spital.

“Testi që kishim në mënyrë të përsëritur të hënën kur nuk ndiheshim mirë ishte pozitiv për gruan time, vajzën dhe mua. Trajtimi që vazhduam në shtëpi deri dje u transferua në ambientet e spitalit me këshillën e mjekëve tanë. Falënderoj Zotin që tani jemi pak më mirë. Uroj mëshirë nga Zoti i Madhërishëm për bashkëqytetarët tanë të Izmirit që humbën jetën”, ka shkruar ai.