Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënoi biznesmenin për 500 mijë euro, gjykata merr vendimin për 31-vjeçarin

schedule11:17 - 31 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 31 Tetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg  Fletur Zanin,  31 vjeçarin i cili u arrestua  për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci, Zani i ka kërkuar një biznesmeni shumën prej 500 mijë eurosh pasi do t’i gjente një shesh për ndërtimin e një pallati.

Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” ndërsa vetë i pandehuri ka pranuar kanosjen që ka kryer.

31 vjeçari ka pretenduar se i ka gjetur vendin për ndërtimin e pallatit, por biznesmeni ia ka dhënë një të njohur i të tij për të ndërtuar duke shmangur kështu pagesën që i ka premtuar 31 vjeçarit.

Fletur Zani u arrestua nga policia e Tiranës dy ditë më parë, ndërsa në përfundim të përballjes gjykata vendosi sot të lerë në burg 31 vjeçarin. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!