Raste të reja në Berat dhe Skrapar, infektohet zyrtari i Tatimeve, pozitiv edhe dy mësues

schedule12:12 - 30 Tetor, 2020

schedule 12:12 - 30 Tetor, 2020

Raste të reja me të infektuar raportohen në Berat dhe Skrapar. Abcneës.al mëson se një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Berat dhe 2 mësues e një punonjës i Ujësjellësit në Skrapar kanë rezultuar pozitiv me SarsCov-2.

I infektuari i Beratit punonte në zyrën e regjistrimit të bizneseve dhe kjo ka bërë që 3 kolegët e zyrës së tij të karantinohen dhe ti nënshtrohen tamponit. Tampone kanë bërë edhe kontakte e tij të afërta në punë, ndërkohë që Drejtoria e Higjenës ka dezinfektuar të gjitha ambientet e brendshme të kësaj drejtorie dhe ka mbyllur zyrën e regjistrimit të bizneseve, ku rezultoi punonjësi i infektuari.

Edhe në qytetin e Skraparit infektimet me Covid-19 kanë njohur rritje nga dita në ditë. Dy mësues në një shkollë 9-vjeçare dhe një punonjës i Drejtorisë së Ujësjellësit kanë rezultuar të infektuar.

Testet e tamponëve të kryer prej tyre kanë mbërritur “pozitiv” mëngjesin e sotëm pranë zyrave të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat. Burimet zyrtare pranë DSHP-së bëjnë me dije se, për të gjitha rastet janë kryer dezinfektimet dhe mbylljet e nevojshme sipas protokolleve. Të njëjtat burime konfirmojnë se, aktualisht në qarkun e Beratit janë 288 raste aktive dhe për çdo rast të evidentuar po kryhen hetimet epidemiologjike të zinxhirit të kontakteve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!