Meta nis ditën me ecje nga Liqeni Artificial: Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!

schedule08:24 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:24 - 30 Tetor, 2020

Presidenti Ilir Meta e ka nisur herët ditën e sotme. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shfaqet duke ecur nga Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa shoqërohet nga këshilltari i tij Bahri Shaqiri.

Ndërsa thotë se aktiviteti sportiv nuk duhet harruar. Sipas tij mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

“Mirëmëngjes të gjithëve!
Mos harroni aktivitetin sportiv. Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë!”, shkruan Meta krahas videos.

g.v/abcnews.al