Romelu Lukaku ndalet në momentin më të mirë. Sulmuesi belg ka shënuar 7 gola në po kaq ndeshje të luajtura me Interin këtë sezon.
Në sfidën e së martës në Champions League kundër Shakhtar Donetsk, goleadori zikaltër ndjeu shqetësime, por ia doli të qëndronte në fushë deri në fund.
27-vjeçari i është nënshtrua ditën e sotme kontrolleve të specializuara mjekësore, që kanë konfirmuar tendosje të muskujve në aduktorët e kofshës së majtë.
Një lajm i keq dhe dhimbje koke për Antonio Conten. Lukaku ka humbur takimin e fundjavës në kampionat ndaj Parmës dhe duelin ndaj Real Madrid në Champions (3 nëntor). /abcnews.al