Joe Hart ka provuar aventura të shumta gjatë karrierës së tij, teksa është pjesë e Tottenham prej mesit të muajit gusht. Portieri i njohur anglez ka dhënë një rrëfim të gjatë për BBC Sport, aty ku ndalet te raporti me Jose Mourinho dhe goleadori Harry Kane.
“E adhuroj futbollin, më pëlqen që jam pjesë e një klubi që luan tre ndeshje në javë dhe ku humbja përjetohet keq e është një problem i madh. Nuk jam budalla, mundësia për të ardhur te Tottenham nuk mund të më ikte nga duart.
E kam të qartë se çfarë kërkon Mourinho, kam ardhur këtu për të përmirësuar ekipin. Trajneri? Jose është një person shumë inteligjent, veçanërisht në mënyrën se si sillet me mediat. Me skuadrën ka një tjetër sjellje, të kërkon gjithmonë të japësh maksimumin.
Do të jap gjithçka për të, pasi ai beson tek unë. Më pëlqen shumë të punoj me Mourinhon. Kane? Ai gjithmonë ka pasur aftësinë të përfshihet në të gjitha veprimet sulmuese të skuadrës. Harry shënon gola dhe dhuron asiste, e kam të vështirë t’i gjej ndonjë defekt.
Ai është gjenial, si lider është shumë altruist dhe vihet në shërbim të shokëve dhe skuadrës. Është e mrekullueshme të luash me të, Kane është realisht një futbollist i veçantë“, deklaron “gardiani 33-vjeçar i Spurs. /abcnews.al