Nga Glidona Daci
Dy muaj pasi Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e 26 pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, avokatët e tij u janë drejtuar togave të zeza me një kërkesë për revokimin e masës së sekuestros. Mbrojtësit ligjorë të Ndroqit pretendojnë se pasuritë janë krijuara me burime të ligjshme financiare.
“Çdo cent ka përgjigje ligjore në formën e kërkuar nga ligji dhe burime të verifikuara. Dokumentacioni jonë është i plotë. Nëse prokuroria ka vendosur në indicie, ne kemi dalë në nivelin e provave” tha Jordan Daci.
“Kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestros ka qenë e nxitur, pasi prokuroria nuk ka kryer hetim të plotë sipas ligjit anti-mafia” tha Besnik Muçi.
SPAK pretendon se pasuria e Ylli Ndroqit dhe familjarëve të tij rezulton ne një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet te jete përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali./ db/Abcnews.al