Golashënuesit më të mirë në histori, Messi kalon Muller dhe “shënjestron” Pelen

schedule08:28 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:28 - 30 Tetor, 2020

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Juventusit, me rezultatin 0-2. Ndeshjen e vulosi i përhershmi Leo Messi në fundin e takimit, falë një penallti të shndërruar në gol.

Goli i shënuar nga ai përveçse konfirmoi fitoren e katalanasve ka dhe një peshë tjetër për lojtarin, pasi tashmë ai është në vendin e katërt të golashënuesve të të gjithë kohërave. Kujtojmë se 33-vjeçari ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë Leo ka një gol më shumë se ai.

Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që luajnë ende. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij. Në vendin e katërt gjejmë tashmë Leo Messin, i cili ka shënuar 721 gola. Sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola të shënuar. /abcnews.al

Lista e golashënuesve më të mirë në histori: 11. Zlatan Ibrahimovic – 552 gola; 10. Artur Friedenreich – 554 gola; 9. Ferenc Deak – 558 gola; 8. Eusebio – 615 gola; 7. Josef Bican – 636 gola; 6. Ferenc Puskas – 706 gola; 5. Gerd Muller – 720 gola; 4. Lionel Messi – 721 gola; 3. Romario – 734 gola; 2. Cristiano Ronaldo – 742 gola; 1. Pele -767 gola