Studimi britanik: 100 mijë persona infektohen përditë me Covid-19 në vend

schedule11:32 - 29 Tetor, 2020

schedule 11:32 - 29 Tetor, 2020

Sipas një studimi të  Kolegjit Imperial në Londër,  rreth 100,000 persona infektohen nga koronavirusi çdo ditë në Angli, raporton BBC.

Autorët e studimit  besojnë vendi është në një “fazë kritike” dhe se duhet bërë patjetër diçka. Qeveria britanike është duke zbatuar strategjinë e saj rajonale, mirëpo ekspertët janë duke paralajmëruar se vendi mund të arrijë nivelin e  infektimeve që janë regjistruar në pranverë.

Profesori Steven Riley, një nga autorët e studimit, ka thënë se “është zhgënjyer” nga të dhënat, që sipas tij tregojnë se “masat aktuale nuk janë të mjaftueshme”.

“Duhet të ketë ndryshim, shkalla e infektimit është në rritje, në një mënyrë apo tjetër duhet të ketë ndryshime para Krishtlindjeve”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 945,378 raste me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë dhe 45,765  viktima.

Numri i personave të infektuar është dyfishuar, një në çdo 78 persona rezulton  pozitiv

Zona më e goditur është Yorkshire dhe Humber, ku një në çdo 37 persona është i infektuar me koronavirus, i ndjekur nga rajoni Veri-Perëndimor

Është trefishuar numri i personave të infektuar të grupmoshës 55-64 vjeç, krahasuar me studimin e muajit paraardhës

Është rritur numri R – nga 1.15 në 1.56

Numri i personave të infektuar po dyfishohet çdo nëntë ditë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!