Pjesë e operacionit të Pekinit, FBI arreston pesë persona

schedule08:59 - 29 Tetor, 2020

schedule 08:59 - 29 Tetor, 2020

Byroja Federale e Hetimeve arrestoi pesë persona në lidhje me një skemë për të detyruar një ish-zyrtar kinez dhe familjen e tij që banojnë në Shtetet e Bashkuara, që të kthehen në Kinë si pjesë e fushatës anti-korrupsion të Kinës “Operation Fox Hunt” — “Operanioni Gjuetia e Dhelprave”.

Të pesë burrat, njëri prej të cilëve ka marrë shtetësinë amerikane, u arrestuan në shtetet Nju Xhersi, Nju Jork dhe Kaliforni mëngjesin e së mërkurës, thanë zyrtarët. Tre të tjerë, që akuzohen në lidhje me skemën, ndodhen në Kinë.

Të pandehurit përballen me akuza si agjentë të paligjshëm në shërbim të Kinës, për siç thuhet, pjesëmarrje në një fushatë për të “ngacmuar, përndjekur dhe detyruar” individë me banim në SHBA që të kthehen në Kinë, si pjesë e fushatës “Operation Fox Hunt”tha Departamenti i Drejtësisë.

“Operation Fox Hunt” nisi në vitin 2014 si pjesë e fushatës gjithëpërfshirëse të Presidentit kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Programi u reklamua si operacion për të arrestuar mijëra zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar kinezë që ishin larguar nga ai vend.

Zyrtarët amerikanë thonë se “Operation Fox Hunt” është një “përpjekje e jashtëligjshme riatdhesimi” e krijuar për të vënë në shënjestër disidentët kinezë në mbarë botën.

Në padi thuhet se më vonë, të pandehurit e vunë në vëzhgim vajzën e rritur të viktimës dhe i dërguan asaj dhe miqve të saj mesazhe kërcënuese, si pjesë e fushatës për të detyruar kthimin e babait të saj në Kinë.

Pesë të pandehurit e arrestuar u identifikuan si Zhu Yong, Hongru Jin, Michael McMahon, Rong Jing and Zheng Congying. McMahon, një hetues privat, akuzohet për mbledhje të dhënash rreth viktimës dhe gruas së tij si dhe identifikimin e vendndodhjes së tyre.

“Operacion Fox Hunt” drejtohet nga Ministria e Sigurisë Publike të Kinës. Që nga fillimi i tij, qindra të “kërkuar” kinezë janë kthyer në Kinë për t’u gjykuar, disa prej tyre vullnetarisht dhe të tjerët të arrestuar në vende të huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!