Heiko Maas: Kushti për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë

schedule21:28 - 28 Tetor, 2020

schedule 21:28 - 28 Tetor, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, është shprehur se si kryesues të Presidencës së Bashkimit Evropian kanë planifikuar mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave brenda këtij viti si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.

Maas i bëri deklaratat gjatë Forumit Ballkanik Kundër Antisemitizmit, duke e bërë fakt për Maqedoninë e Veriut kurse për Shqipërinë e la të varur nga plotësimi ose jo i kushteve.

“Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Duke folur për të rinjtë, emigracionin dhe sfidat demografike të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi se, se, migracioni nuk mund të ndalet dhe se ata që kanë tentuar ta bëjnë kanë dështuar, por nga ana tjetër theksoi se, “nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj problemeve, që shkakton “rrjedhja e vazhdueshme e trurit” në Ballkanin Perëndimor”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!