Nga Linda Karadaku
Ekipi i emisionit “Ballkan” ishte në Prishtinë në katedralen ku ndodhen tre pika gjaku të “Nënë Terezës”. Gazetarja Linda Karadaku zhvilloi një bisedë me Dom Lush Gjergjin, i cili rrëfeu historinë e katedrales.
“Begatia është gjaku i Nënës Terezë. Njerëzit gjakun e identifikojnë me person. Më prek në zemër, kur dëgjoj njerëzit kur vijnë dhe thonë ku është Nëna Terezë, nuk thonë ku është gjaku i Nënës Terezë, por ku është Nëna Terezë.
Ne kërkuam prej Kalkutës dhe na e dhuruan, gjaku ynë shkoi në botë dhe bëri gjithë ato mrekulli dhe na kthehet si shenjt. Në flakadanin poshtë kemi gjakun e saj” rrëfeu ai./ db/Abcnews.al