Iu refuzua kërkesa pë azil, Selami Shimshek padit institucionet

schedule14:23 - 28 Tetor, 2020

schedule 14:23 - 28 Tetor, 2020

Pasi iu refuzua kërkesa për azil, turku Selami Shimshek ka ngritur padi për Drejtorinë e Azilit dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, pranë Ministris së Bredshme.  Shimshek kërkon shfuqizimin e vendimit për ekstradim dhe pranimin e kërkesës për azil.

Selami Shimshek u ndalua në Rinas në janar të këtij viti gjatë kohës kur po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar. Sipas prokurorisë Shimshek ka paguar 5 mijë euro në tregun e zi.

Bashkë me të, u prangos edhe bashkatdhetari i tij Harun Çelik. 42-vjeçari Çelik u deportua drejt Turqisë më 1 janar nga autoritetet shqiptare, me një procedurë që ende është e paqartë.

Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, që është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. /abcnews.al